Kompania e Samsung

 Samsung
Për dallim nga kompanitë tjera elektronike origjina e Samsung-ut nuk ka përfshirë produkte elektronike, por produkte të tjera. Në vitin 1938 themeluesi i Samsung Byung-Chull Lee formoi në Kore një kompani të eksportit të tregtisë, shitjen e peshkut, perime dhe fruta në Kinë. Brenda një dekade Samusng kishte fabrika mielli dhe makina të ëmbëlsirave. Nga 1958 e tutje Samsung filloi të zgjerohet në industri të tjera të tilla si financiare, media dhe ndërtimin e anijeve në vitet e 1970-ta. Në 1969, Samsung filloi të prodhojë atë për të cilën Samsung është famshëm, televizorë, Telefona mobil (gjatë 90-të), radio, komponentet kompjuterike dhe pajisje të tjera elektronike. Në vitet e 1990 Samsung filloi të zgjerohet globalisht me ndërtimin e fabrikave në SHBA, Britania, Gjermania, Tailanda, Meksika, Spanja dhe Kina deri në vitin 1997. Në vitin 1997 gati të gjitha bizneset Koreane u zvogëluan në madhësi e edhe Samsung-u nuk kishte përjashtim. Ata shitën bizneset për lehtësimin e borxhit dhe zvogluan numrin e punonjësve per 50.000. Por në sajë të industrisë elektronike ata arritën të frenojne kete. Historia e Samsung-ut dhe telefonave celular shtrihet në mbi 10 vjet. Në vitin 1993 Samsung-u zhvilloi telefonat celular me te lehtit të epokës së tij. Më pastaj ata zhvilluan telefonat e mençur dhe një telefon i kombinuar me mp3 player gjatë viteve të shekullit 20. Në këtë kohë Samsungu u fokusua në industrinë 3G. Duke bërë video, telefona me kamera të një shpejtësie të përshtatshme për përdoruesit.
Image result for samsung galaxy j7

Comments